Flash News

KRYESORE

Përbërësi i sapunëve dhe pastave mund të shkaktojë inflamacion dhe kancer të zorrës së trashë

Përbërësi i sapunëve dhe pastave mund të shkaktojë

Triclosan është një nga përbërësit antibakterial më të përdorur, dhe gjendet më shumë se në 2,000 produkte të konsumit.

Sipas një studimi, agjenti antibakterial triclosan mund të ndryshojë mikrobiotën e zorrëve ose siç njihet ndryshe komunitetin e mikroorganizmave të gjallë që jetojnë në traktin digjestiv.

Sipas të një studimi të publikuar në revistën “Science Translational Medicine” , hulumtimi i udhëhequr nga Guodong Zhang, University of Massachusetts Amherst, ka konstatuar se triclosan mund të ketë efekte negative mbi inflamacion dhe kancerin e zorrës së trashë.

Studimi i kryer tek minjtë ka treguar se trajtimi afatshkurtër me doza të ulëta të triclosan shkakton inflamacion të zorrës së trashë, sëmundje dhe kancer.

“Këto rezultate, për herë të parë, sugjerojnë se triclosan mund të ketë efekte negative në shëndetin e zorrëve,” është shprehur Zhang.

Të fundit