Flash News

KRYESORE

Përbërja që relakson dhe pastron arteriet e gjakut

Përbërja që relakson dhe pastron arteriet e gjakut

Kur bëhet fjalë për pastrimin e organizmit, limoni është një nga përbërësit esencial.

I kombinuar edhe me disa përbërës të tjerë si, hudhra, karafilat e xhinxheri, ai mund të japë një rezultat mjaft funksional për pastrimin dhe relaksimin e arterieve të gjakut.

Për të përgatitur lëngun, si fillim duhet të pastrojmë hudhrat dhe më pas ti kalojmë në mikser bashkë më rrënjët e xhinxherit, 6-7 lule karafil dhe 4 kokrra limoni me lëkurë. Kësaj mase duhet ti shtojmë edhe 2 litra ujë.

E gjithë përzierja duhet të ziejë në një enë të pastër deri në momentin e vlimit, më pas duhet të ftohet dhe të lihet në frigorifer.

Konsumoni çdo ditë nga një gjysmë filxhani esëll , për të pasur një shëndet të mirë.

Ndoshta ju do të mendoni se me konsumimin e këtij lëngu do të keni probleme me aromën e pakëndshme të hudhrës, por në këtë rast, hudhra nuk do t’ju krijojë probleme pasi neutralizohet nga limoni.

Të fundit