Flash News

KRYESORE

“Përmbytjet kanë ardhur nga shkarkimi i digave”, banorët e Shkodrës llogari Peleshit: Na keni lënë në mëshirë të fatit

“Përmbytjet kanë ardhur nga shkarkimi i digave”,

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi dhe zëvendës kryeministrja Senida Mesi kanë vizituar zonat e përmbytura të Nën Shkodrës ku janë përballur me banorët, të cilët u kanë kërkuar llogari pse qeveria nuk po merr masa.

Disa prej tyre thanë se këto përmbytje kanë ardhur nga shkarkimi i digave të hidrocentraleve, ndërsa banorë të tjerë theksuan se kanalet shkarkuese nuk janë pastruar që nga viti 2010 dhe se zona e tyre nuk përmbytet vetëm nga shiu.

Pasi u dha të drejtë për ankesat e tyre, Peleshi u banorë tha banorëve se fillimisht qeveria do të marrë masa duke i furnizuar me produkte ushqimore derisa situata të përmirësohet.

Pjesë nga debate i Niko Peleshit me banorët:

Peleshi: Kjo përmbytje nuk vjen nga shkarkimet, por nga reshjet e mëdha.

Banori: Një muaj me ra shi në Shkodër, nuk ka përmbytje. Asnjëherë nuk ka ba vaki, por ka ardhur prej digave.

Peleshi: Pse shkarkohen digat? Shkarkohen prej digave.

Banori tjetër: Qysh në 2010-n nuk ka vu kush dorë. Janë grykat atje dhe nuk e ka vu kush një kokë ekskavatori se me qenë grykat e hapura.

Peleshi: Sot do të bëjmë analizat?

Banori: Me më pru shteti një kile vaj nuk kam nevojë se kam punuar vet për familjen. Që në fillim të muajit e kam tokën në ujë. I kam mbjell për me ba silazhin e verës.

Peleshi: Ke shumë të drejtë. Prandaj është shteti. Kemi garantuar ushqimi për sa ditë do të ketë përmbytje.

Të fundit