Flash News

KRYESORE

Përçahet sërish mazhoranca, Braçe përplaset me Ahmetaj. Socialistët rrëzojë kreun e Komisionit të Ekonomisë

Përçahet sërish mazhoranca, Braçe përplaset me

Pas përplasjes Rama-Majko, në seancën plenare të së enjtes, seancën e sotme ka qenë radha e Erion Braçes. Ky i fundit, së bashku me deputeten Evis Kushi, kishin depozituar një amendament sa i takon projektligjit ‘për tatimin mbi vlerën e shtuar’.

Por propozimi i tyre nuk gjeti aprovimin e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili duke folur në emër të qeverisë tha se një propozim i tillë nuk mund të miratohet.

Në këto kushte, Ruçi kërkoi nëse deputetët propozues të amendamentit do ta tërhiqnin kërkesën e tyre. Në këtë pikë ka ndërhyrë Taulant Balla, i cili ftoi deputetët socialistë që të abstenojnë, për të shmangur një votë kundër propozimit të Braçes.

Pas hedhjes në votim, i cili u bë me karton, kreu i Kuvendit njoftoi se amendamenti nuk miratohet.

Të fundit