Flash News

KRYESORE

Përçarja e opozitës parlamentare, cilët janë deputetët që deklarojnë votën pro dhe kundër ndryshimeve kushtetuese

Përçarja e opozitës parlamentare, cilët janë

Në seancën e sotme, të fundit të këtij sesioni, pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, nismë e një pjese të opozitës parlamentare e mbështetur më pas edhe nga mazhoranca.

Nisma, e cila nuk ka gjetur dakordësinë e opozitës së bashkuar, sanksionon lista të pjesshme të hapura dhe heqjen e koalicioneve tradicionale, pra   draftin me amendimet kushtetuese , pjesë e marrëveshjes së PS me opozitën parlamentare të miratuar fillimisht nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve.

Megjithatë, ndonëse ndryshimet  kushtetuese i duhen 94 vota për t’u miratuar në Kuvend, ka patur deputetë të opozitës parlamentare që kanë dalë kundër.

Deri tani, në kuvend kanë dalë kundër:

Erion Picir

Artur Roshi

Zef Shtjefni

Fatjona Dhimitri

Kujtim Gjuzi

Adriatik Alimadhi

Elda Hoti

Besnik Troplini

Pro ndryshimeve:

Korab Lita

Rudina Hajdari

Selami Jenisheri

Edmond Stojku

Lexo edhe: 5 orë mbledhje pa marrëveshje, opozita reagon pak para votimit: Ndryshimet e njëanshme kushtetuese sjellin pasoja të rënda për stabilitetin

Të fundit