Flash News

KRYESORE

Përcillet në banesën e fundit ish-deputeti Gjovalin Kadeli

Përcillet në banesën e fundit ish-deputeti Gjovalin Kadeli

Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli u përcoll sot për në banesën e fundit në fshatin Manati të Lezhës, ku lindi dhe u rrit.

Kadeli ndërroi jetë në një spital të Italisë tre ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, tha në fjalën e lamtumirës se Gjovalin Kadeli ishte një njeri i jashtëzakonshëm që do u mugojë të gjithëve.

Në shenjë vlerësimi për deputetin e ndjerë në ceremoni morën pjesë pjese qindra qytetarë, politikanë si dhe miq e bashkëpunëtorë.

Fjalën e lamtumirës e mbajti kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e quajti Kadelin një njeri të jashtëzakonshëm që do i mungojë të gjithë shoqërisë.

Deputeti, Gjovalin Kadeli, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçarë, pasi nuk mundi të fitojë betejen me sëmundjen e rëndë që iu shfaq dy muaj më parë.

 

Të fundit