Flash News

KRYESORE

'Përderisa i thonë Edvinit Edi, mund t’i thonë edhe Lulzimit Luli', Basha tregon arsyen pse ambasadorja Kim i thërret shkurt

'Përderisa i thonë Edvinit Edi, mund t’i thonë edhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila në daljet publike i drejtohet duke e quajtur shkurt: Luli Basha.

Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se sqarimin e ka bërë vetë Kim dhe shtoi se në komunikim me njëri-tjetrin ata flasin me emër.

“Pse Lulli Basha? Ajo e sqaroi vetë ajo, që ne përdorim emrat në komunikim. Pasi ajo tha që më thotë Luli dhe unë i them Yuri. Por nëse e do me batutë, kur i thonë Edit, Edvin dhe mua mund të më thonë Luli” – tha Basha.

Gjithashtu Basha shtoi se nuk është kjo hera e  parë që i kanë thënë Luli Basha, pasi edhe ambasadorët e tjerë e kanë thirrur në këtë mënyrë.

Të fundit