Flash News

KRYESORE

Përdhunimi i minorenes nga mësuesi dhe polici, Haradinaj: Institucionet e drejtësisë të dëshmojnë fuqinë e tyre

Përdhunimi i minorenes nga mësuesi dhe polici, Haradinaj:

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministra e drejtorë institucionesh ku kanë diskutuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku një e mitur u përdhunua për dy vite nga mësuesi i saj e polici.

Haradinaj shkruan në Facebook se u ka kërkuar krerëve të institucioneve që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës.

Më tej Haradinaj u shpreh se Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.

Reagimi i kryeministrit të Kosovës:

Sot, kam pritur në takim pune Ministrin e Brendshëm Ekrem Mustafa, Ministrin e Arsimit, Shyqeri Bytyqi, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, Kryeshefen e Inspektoratit Policor Miradie Kelmendi dhe Kryeinspektorin e Arsimit Defrim Gashi, nga të cilët kërkova që të ndërmerren të gjitha veprimet, bazuar në ligjet e Kosovës, për ta zbardhur të vërtetën dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, të gjithë ata që kanë kryer vepër të jashtëligjshme në rastin e të miturës nga Drenasi.

Institucionet e vendit, Prokuroria dhe Gjykata, duhet të dëshmojnë fuqinë e vet në zbatim të ligjit.

Rasti i abuzimit seksual të të miturës nga Drenasi, duhet të trajtohet në kohë dhe me profesionalizëm nga të gjitha institucionet e vendit.

Njëkohësisht, kërkoj nga të gjitha mekanizmat institucional dhe shoqëror, që të bashkërendojnë politikat dhe aktivitetet, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla në të ardhmen.

Të fundit