Flash News

KRYESORE

Përdhunimi ishte arsyeja pse Rose McGowan veshi fustanin famëkeq në vitin 1998

Në MTV Video Music Awards në vitin 1998, Rose McGowan u bë kryefjalë e mediave për fustanin e saj famëkeq. Që i hapi rrugën kështu fustaneve të tjera të këtij lloji.

Në një intervistë për I Weigh, McGowan, tha se zgjodhi pikërisht atë fustan si reagim pasi u sulmua seksualisht.

“E bëra për një arsye. Ishte dalja ime e parë në publik pasi më përdhunuan. Ndihesha si Russell Crowe në ‘Gladiator’ kur del në ring dhe thotë ‘a s’u argëtuat mjaft?’ Prandaj e vesha. Ishte përgjigja ime ndaj përdhunimit,"- tha aktorja.

Rose është një ndër aktoret e para që akuzoi Harvey Weinstein se e përdhunoi atë në vitin 1997.

Të fundit