Flash News

KRYESORE

Përdhunimi në Kavajë, deputetja Pampuri: Ndihmoni vajzën e mitur, ngjarja të mos kalohet në heshtje

Përdhunimi në Kavajë, deputetja Pampuri: Ndihmoni vajzën e

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Kavaja, ku një 13-vjeçare është përdhunuar nga 8 të rinjë para 2 muajve. Teksa e cilëson ngjarjen si çnjerëzore, Pampuri u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa, duke i ofruar trajtin psikoterapeutik vajzës së re dhe mbeshtetje familjareve.

Si deputete e deleguar prej dy vitesh ne Kavaje, si nene, shpreh indinjaten time per drejtoreshen e shkolles ****, per psikologen e shkolles e cila perballe nje rasti te tille te paprecedente duhet te kishte reaguar me kohe, e do te mund te parandalonte ndoshta episode te perseritura te aktit te turpshem e c'njerezor te perdhunimit te 13 vjecares. Urgjentisht te merren masa ndaj tyre, t'i ofrohet trajtim psikoterapeutik vajzes dhe mbeshtetje familjareve. Kjo ceshtje nuk mund te kalohet ne heshtje”, shkruan Pampuri në ‘Facebook’.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë si nga policia, ashtu edhe nga prokuroria. Gjithçka u zbulua, pasi gjykata e Durrësit dha sot masën 'arrest me burg' për 7 adoleshentë të arrestuar për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën 'Rilindja' në Kavajë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia hesht për ngjarjen në Kavajë. Berisha përmend emra: Të gjithë ishin në anën e përdhunuesve

Të fundit