Flash News

KRYESORE

Përditësimi i shifrave të COVID, regjistrohen 164 raste të reja dhe humbin jetën 3 pacientë

Përditësimi i shifrave të COVID, regjistrohen 164 raste të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste pozitive dhe kanë humbr 3 pacientë nga COVID.

Nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi.

Në 24 orët e fundit janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

Të fundit