Flash News

KRYESORE

Përditësohet enciklopedia italiane, i shtohet një fjalë në nder të Totti-t

Përditësohet enciklopedia italiane, i shtohet një fjalë

Francesco Totti, edhe pse është tërhequr nga futbolli mund të konsiderohet si kapieteni legjendar i ekipit të Romës dhe idhulli i shumë tifozëve italianë.

Së fundmi, Instituti Trekani, që merret me përditësimin e enciklopedisë së përgjithshme italiane, ka vendosur që të formojë një fjalë të re lidhur me Tottin, për ta përfshirë në fjalor.

Bëhet fjalë për fjalën “Tottilatria”, shpjegimi i së cilës lidhet me këngën që këndojnë ndjekësit e Francesko Tottit, “Një kapiten, që është vetëm kapiten”.

Kjo shprehje nënkupton siguri dhe ata  mbajnë si një simbol të shenjtë një lugë për nder të tij.

Simboli i lugës lidhet me mënyrën e ekzekutimit të penalltive nga ish-ylli i Romës dhe i përfaqësueses italiane. Përveç emrit Totti, fjala Latria është një fjalë e huazuar nga greqishtja e lashtë, që përdoret në fjalët e përbëra, për të vlerësuar apo adhuruar diçka. Në këtë rast ky term është përdorur në formë hiperbole.

Të fundit