Flash News

KRYESORE

Përdorën imazhin e tij, Salah kushte Federatës Egjiptiane: Nëse nuk zbatoni kërkesat e mia do largohem nga kombëtarja

Përdorën imazhin e tij, Salah kushte Federatës Egjiptiane:

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, së fundmi është përfshirë në disa debate me Federatën Egjiptiane të Futbollit, ku lojtari i akuzon se kanë përdorur imazhin e tij.

Konflikti ka avncuar aq shumë, sa tashmë po përflitet edhe largimi i 26-vjeçarit nga kombëtarja, në rast se nuk plotësohen kërkesat e dërguara nga menaxheri i Salah në federatë.

Përveç të drejtës së imazhit, egjiptiani ka edhe disa kushte që kanë lidhje me marrëdhënien me tifozët dhe stafin e kombëtares.

Kërksesat e Salah:

– Federata duhet të ndalojë këdo që të shkojë në dhomën e tij të hotelit dhe të kërkojë fotografi/autografe.

– Salah duhet të jetë gjithmonë i shoqëruar nga truproja, që duhet të jenë gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së tij të hotelit.

– Të gjitha telefonatat drejt dhomës së Slah duhet të bllokohen.

– Salah nuk duhet të vihet në dispozicion të federatës për publicitet, intervista, takim me tifozët, evenimente që kanë lidhje me sponsorë apo vizita zyrtare.

– Salah duhet të merret menjëherë në aeroport nga federata dhe të dërgohet në hotel në mënyrën më të qetë të mundshme, pa tërhequr vëmendjen.

– Asnjë vartës i federatës egjiptiane nuk duhet t’i kërkojë Salah fotografi dhe autografe.

– Imazhi i Salah nuk duhet të përdoret nga asnjë prej sponsorëve të federatës.

Pjesa më e madhe e këtyre kërkesave vjen nga ajo që ka ndodhur në Botëror, ku futbollisti është përfshirë, pa u lajmëruar, në situata që e kanë vënë në siklet.

Dhe nëse këto kushte nuk do të plotësohen brenda 2 shtatorit, Salah do të ishte i gatshëm të kërkonte shkarkimin e të gjithë drejtuesve të federatës, por edhe të tërhiqej nga kombëtarja.

Të fundit