Flash News

KRYESORE

Përdori emrin Kusta Mina në Itali, deputeti Gledion Rehovica i vodhi identitetin funksionarit shtetëror

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e LSI, Gledion Rehovica, pasi në vitin 1999, gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina. Por këtë identiteti, Rehovica e ka vjedhur nga shoku i tij në klasën fillore.

Sipas ‘Shqiptarja’, mësohet se Mina Kusta, apo Kusta Mina, sikur e ka deklaruar Rehovica në 1999, është emri i shokut të tij të fëmijërisë në Berat

Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime. Megjithatë Gledion Rehovica duket se nuk e ‘harroi’ shokun e fëmijërisë, pasi zgjodhi që të jepte para autoriteteve italiane pikërisht emrin e tij në momentin që u ndalua. Mina Kusta ka drejtuar disa banka në Shqipëri, ndërsa tani është funksionar shtetëror.

PS dhe LSI bashkojnë votat në KQZ, Prokurorisë i kthehet kërkesa për heqjen e mandatit të Rehovicës

Të fundit