Flash News

KRYESORE

Përdori "Facebook-un" për lajmërimin e sulmit terrorist, rrjeti social reagon pas masakrës në Zelandën e Re

Përdori "Facebook-un" për lajmërimin e sulmit

Pas masakrës në Zelandën e re, ku ndodhën dy sulme terroriste në dy xhami, duke shkaktuar të paktën 49  viktima dhe mbi 20 të plagosur, ka reaguar edhe rrjeti social "Facebook", i cili u përdor nga agresori për të lajmëruar sulmin dhe mbajti hapur "live-strem".

Një burrë i identifikuar si Brenton Tarrant, 28 vjeç, përdori ‘Facebook’ për të transmetuar vrasjen e 49 besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Noor, në Christchurch, gjatë namazit të ditës së sotme.

Policia e Zelandës së Re alarmoi gjigantin e mediave sociale për masakrën menjëherë pas fillimit të saj dhe Facebook lajmëroi se mbylli llogarinë e agresorit.

Pamjet e publikuara në Facebook tregojnë vrasësin duke marrë armë për të filluar sulmin e tij të sëmurë ndaj besimtarëve, në xhami.

“Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në Facebook pak pasi filloi sulmi, dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në Facebook dhe Instagram“, tha shefi i Facebook në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, në një email për Business Insider.

Të fundit