Flash News

KRYESORE

Përdori ID greke për të transplantuar veshkën në Britani, gruaja shqiptare dënohet me 14 muaj burg

Përdori ID greke për të transplantuar veshkën në

Një 31-vjeçare shqiptare që përdorte kartë identiteti falso greke, e cila transplantoi veshkën për 72.000 paund është dënuar me 14 muaj burg në Britani.

Shtetasja me inicialet F.T, është futur fshehurazi në automjet ndërkohë që kamioni ishte nisur për në Britani, ku ajo do të takonte një burrë me të cilin kishte komunikuar në internet.

Asaj i ishte dhënë një kartë identiteti greke, me emër të Eleni Manola, dhe nëpërmjet saj kishte mundur të merrte përfitime duke jetuar në Britaninë e Madhe.

Dy vite pasi ishte vendosur në qytetin e Cardiff, ajo u diagnostifikua me probleme të rënda në veshkë.

Gjykata mësoi në tetor të vitit 2016, se ajo kishte transplantuar veshkën në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff, operacion i cili i kishte kushtuar 72,469 paund.

Më pas gjykata mësoi ajo po përdorte një identitet fallso, dhe vetë ajo e pranoi diçka të tillë, duke u shprehur se kishte ardhur në Britani, pas një lidhje me të dashurin e saj, për të cilin kishte menduar se kishte dokumenta ligjorë.

Të fundit