Flash News

KRYESORE

Përdorimi i maskave në Berlin do të jetë i detyrueshëm nga 27 prilli

Përdorimi i maskave në Berlin do të jetë i detyrueshëm

Mes frikës për një valë të dytë të covid-19, në Gjermani përdorimi i maskave në transportin publik në Berlin dhe në qytetet tjera kryesore do të bëhet i detyrueshëm

Qeveria lokale e Berlinit vendosi që banorët e saj do të duhet të përdorin maska me detyrim nga 27 Prilli në çdo transport publik.

“Vënia e maskave do të jetë e detyrueshme, sepse në transport nuk është e mundur të garantohet një distancë prej disa metrash mes personave”, tha kryetari i Berlinit Michael Müller, shkruan dailymail.

Gjermania ka filluar të rihapë dyqanet dhe hapësirat publike, por frika nga një valë e dytë e rasteve me coronavirus ka bërë që zyrtarët të rekomandojnë që përdorimi i maskave të fytyrës të bëhet më i përhapur. Shkollat gjithashtu do të rihapen pjesërisht gjatë javëve të ardhshme.

Të fundit