Flash News

KRYESORE

Përdorimi i produkteve plastike për ngrënie, BE merr masa për ndalimin e tyre

Përdorimi i produkteve plastike për ngrënie, BE merr masa

Komisioni i BE-së dëshiron t’i trajtojë mbetjet plastike duke imponuar presion financiar dhe duke ndaluar disa produkte plastike të cilat janë duke u përdorur me shumicë.

Kjo parashikon një paketë masash, të cilat Komisioni Evropian do t’i paraqesë si propozim për ndalimin e tyre.

Në përputhje me rrethanat, shtetet anëtare të BE-së duhet të ndalojnë enët, pirunët, thikat, gotat plastike, tamponët e pambukut, balonat, etj.

Sipas programit financiar shumëvjeçar të Komisionit, si masë ndaluese do të vendoset nje taksë prej 80 cent për kilogram.

Kjo do të krijonte një nxitje për politikën kombëtare për të shqyrtuar se si mbeturinat plastike mund të reduktohen.

Të fundit