Flash News

KRYESORE

Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar në Shqipëri shënon rekord të ri

Përdorimi i parave jashtë sistemit bankar në Shqipëri

Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga muaji mars deri në qershor të këtij viti, janë 44 milion euro që kanë qarkulluar në treg  jashtë kanaleve bankare.

etëm gjatë muajit qershor janë 28 mln euro më shumë. Ky fakt lidhet kryesisht me fushatën dhe zgjedhjet elektorale që si çdo vit shoqërohen me shpenzime të larta. Përdorimi i parave jashtë sistemit është një tendencë që po njeh rritje për shkak edhe të normave negative të interesit, që aplikojnë bankat vitet e fundit.

Për shkak të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, interesi i depozitave është në minimume historike, gati dhe negative.

Por nga ana tjetër në një raport të fundit, institucioni qendror ka konstatuar se është rritur fenomeni i fajdeve. Në pamundësi për të përballuar kostot e larta të kredive në banka, qytetarët  marrin hua në mënyrë informale, një fenomen ky i cili në jo pak raste ka stimuluar kriminalitetin./VizionPlus

Të fundit