Flash News

KRYESORE

Përdornin metodën “Call Center” për të porositur kokainë, arrestohen tre shqiptarët

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në Itali duke përdor një metodë të ngjashme me atë të “Call Center”.

Sipas “Rimini Today”, shtetasit shqiptarë, bënin të mundur trafikimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, nëpërmjet telefonatave në Shqipëri, ku porosisnin drogën dhe më pas një person i jashtëm e shpërndante atë në territorin e qytetit të Riminit.

Ata shfytëzonin vizën turistike tremujore për të qëndruar në Itali dhe më pas zëvendësoheshin me të tjerë.

Të arrestuarit janë shtetasit: Admir (Aldo) Gjikhim, 48 vjeç, Gentiana Shoshari, 30 vjeçe dhe Ilir Satka, 28 vjeç.

Policia italiane bëri të ditur se grupi kriminal bashkëpunonte me shtetas italianë, ndërkohë që jetonin me qira në një apartament.

Të fundit