Flash News

KRYESORE

Përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra, arrestohet “Pasari shqiptar” në Greqi

Përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra, arrestohet “Pasari

Një shqiptar është arrestuar sot nga policia greke. 44-vjecari nga Saranda, konsiderohet në Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit të rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris. Ai është kapur në Athinë bashkë me një tjetër shqiptar 29-vjeçar.

Për policinë greke,  44-vjecari njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Identiteti i tij i vërtetë u vërtetua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.

“Pasari shqiptar” është arrestuar në Greqi në vitin 2008 për një sërë grabitjesh, kundërshtim me armë ndaj policisë, por dhe për një vrasje të ndodhur në Greqi si hakmarrje për një tjetër vrasje të ndodhur në Sarandë në fillim të viteve ‘90.

Të fundit