Flash News

KRYESORE

Përfaqësitë diplomatike në Tiranë i përgjigjen thirrjes për ndihmë ndaj banorëve që u prekën nga tërmeti

Përfaqësitë diplomatike në Tiranë i përgjigjen

Kryebashkiaku Erion Veliaj njofton se përfaqësitë diplomatike në Tiranë kanë nisur t’i përgjigjen thirrjes së Bashkisë për t’u ardhur në  ndihmë banorëve që patën dëme nga tërmeti i së shtunës.

Ambasada e Kuvajtit është një prej tyre.

“Kemi sot tre trailerat e parë; një përgjigje e menjëhershme e Ambasadës së Kuvajtit, popullit kuvajtjan, qeverisë kuvajtiane. Na kanë sjellë nevojat bazë të emergjencës si batanije dhe ushqime, teksa jemi duke ndërtuar shtëpitë e dëmtuara. Ambasada e Kuvajtit na ka ndihmuar edhe për pjesën pas ndërtimit të shtëpive, pra përveç se do ndërtojmë disa shtëpi bashkë, kemi marrë edhe elektro-shtëpiaket, lavatriçe, frigoriferë, shumë pajisje, që disa prej këtyre familjeve, që janë me ndihmë ekonomike, as nuk i kanë pasur ndonjëherë, me shtëpi të ndërtuara në vitet ‘50-’60 me mjete rrethanore, me gurë, baltë, kashtë e kallamishte”, u shpreh Veliaj.

Veliaj u bën thirrje edhe përfaqësive të tjera diplomatike që të japin kontributin e tyre.

 “Shpresoj shumë që edhe shumë ambasada të tjera, të cilave u kemi kërkuar ndihmë, të na japin një dorë. Kemi nevojë shumë për zjarrëfikëse, për bote, për shkallë, që janë kryesisht proceset kryesore të evakuimit, zjarrfikëse-shkallë, për të shpëtuar njerëzit, dhe zjarrfikëse bote, kryesisht për të përdorur motopompën e tyre të ujit, kur kemi raste përmbytjesh, siç ndodhi kësaj here”, tha kryebashkiaku.

Të fundit