Flash News

KRYESORE

Përfaqësojnë Shqipërinë në seminarin ndërkombëtar, deputeti i LSI uron Kodhelin: Gëzuar ditëlindjen Mim!

Sot është një ditë e rëndësishme për deputeten e PS të qarkut të Kukësit, Mimi Kodheli.

Ajo ka ditëlindjen dhe kjo ditë e veçantë e ka zënë atë në një seminar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim, ajo ndodhet bashkë me deputetin e LSI, Luan Rama, në të cilët përfaqësojnë Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa poston foto me kolegen nga takimi, Rama nuk heziton t’i urojë edhe ditëlindjen.

“Me kolegen Mimi Kodheli, përfaqësojmë Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar!

Edhe një urim:

Gëzuar ditëlindjen Mim!

Jetë të gjatë e gjithnjë mes të mirash e gëzimesh!”, shkruan deputeti i LSI.

Të fundit