Flash News

KRYESORE

Përfaqësues të ambasadës amerikane në sallën e gjyqit, por shtyhet seanca për ‘Shullazin’

Përfaqësues të ambasadës amerikane në sallën e

Është shtyrë për në datën 23 tetor seanca gjyqësore për grupin ‘Shullazi’. Seanca e sotme parashikonte që mbrojtja të jepte konkluzionet e saj por avokatët u shprehën se nuk ishin përgatitur dhe për këtë kërkuan më tepër kohë.

Mësohet se për të ndjekur seancën e sotme gjyqësore të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Seancën e kaluar prokuroria kërkoi dënimin me 64 vite burg për grupin me pesë anëtarë të Emiljano Shullazit. Organi i akuzës kërkoi 17 vite burg për Emiljano Shullazin, 15 për Gilmando Danin, 11 vite burg për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

 

Të fundit