Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përfaqësuesi i UNICEF: Sfida më e madhe e Shqipërisë, emigrimi i fëmijëve
Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri , në intervistë për DW flet për situatën e fëmijëve dhe sfidat që duhen fituar që ata të gëzojnë të drejtat e tyre bazike.
DW: De Bernardi, si do ta përshkruani situatën e fëmijëve në Shqipëri? Marr shkas nga Dita Universale e Fëmijëve 2018, që hapi të martën ( 20.11.2018) aktivitetet e rastit, të cilat po vijojnë gjatë kësaj jave lidhur me të drejtat dhe mirëqënien e fëmijëve.
Roberto De Bernardi: Situata e fëmijëve në Shqipëri pasqyron situatën e vendit, në tërësinë e saj. Shqipëria është një vend që ka bërë progres të madh në 20 vitet e fundit. Gjithsesi, ka ende shumë për të bërë dhe përmirësuar. Të njëjtën gjë do të thoja edhe për situatën e fëmijëve në Shqipëri. Ka progres. Do të përmend p.sh. uljen e madhe të vdekshmërisë foshnjore apo qasjen e fëmijëve në arsimim. Pothuaj ҫdo fëmijë ndjek, të paktën, shkollën fillore.
Megjithatë mbetet për të bërë shumë p.sh. për cilësinë e arsimimit , sidomos në disa rajone të thella, të vendit. Ka fëmijë që janë veҫanërisht vulnerabël si fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e komuniteti rom apo egjyptian apo fëmijët, që jetojnë në zona shumë të thella, të izoluara që hasin vështirësi të ndjekin shkollën, të kenë akses në shërbimet sociale apo shëndetësore. Këta fëmijë që të përfitojnë plotesisht nga progresi i vendit kanë nevojë për më shumë mbështetje dhe asistencë nga shteti.
DW: Cilat janë sfidat më të mëdha që duhen fituar që fëmijët të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre dhe të garantojnë të ardhmen e vendit, zhvillimin e tij ekonomiko-social?
Roberto De Bernardi: Ka një sërë sfidash. Le t'i rikthehem ҫështjes së arsimimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe atyre nga komuniteti rom dhe egjyptian: ministria e Arsimit ka bërë përpjekje të mëdha për të shtuar numrin e mësuesve mbështetës, që fëmijët me aftësi të kufizuara të jenë pjesë e klasave me moshatarët e tyre, për të përfituar ata edhe fëmijët e tjerë që janë në të njëjtën klasë. Por ende nuk ka një numër të mjaftueshëm mësuesish mbështetës; në disa raste përgatitja teknike e mësuesve mbështetës lë për të dëshëruar, ata nuk kanë marrë një trajnim të posaҫëm para se të marrin përsipër mbështetjen që duhet t'u japin fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ekipet e mbrojtjes së fëmijëve që duhet funksionojnë në 61 bashkitë e Shqipërisë, në disa raste kanë mungesa personeli, ndodh që në ato të ketë vetëm një ose dy persona. Ka mangësi në përgatitjen, kualifikimin e tyre pasi ata nuk janë punonjës socialë. Kanë vullnet shumë të mirë, punojnë me përkushtim, por nuk kanë kualifikimin e duhur.
DW: A ka ndonjë nismë nga UNICEF-i, sugjerim të qeverisë, për të mundësuar që fëmijët të dalin nga institucionet shtetërore dhe të jetojnë në familjet e tyre biologjike ose jo biologjike? Këtyre fëmijëve u mungon afeksioni dhe ngrohtësia e familjes.
Roberto De Bernardi: Në institucione shtetërore, përveҫ fëmijëve me aftësi të kufizuara ka edhe fëmijë të tjerë, që përbëjnë shumicën. Pra, nuk janë vetëm jetimë, por edhe fëmijë për të cilët prindërit nuk kanë mjete financiare t'i rrisin. Natyrisht, kjo nuk është zgjidhja më e mirë për fëmijët, pasi është shumë më mirë të rriten në familjen e tyre. Kohët e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me UNICEF dhe organizatën joqeveritare "Safe thë Children” kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, për të nisur zyrtarisht procesin e largimin të fëmijëve nga institucionet shtetërore dhe kthimin e tyre në familje.
Fillimisht do të jenë 230 fëmijë që jetojnë në 9 institucione shtetërore. Qeveria, UNICEF-i dhe organizata të tjera ndërkombëtare nuk janë në favor të mbajtjes së fëmijëve në institucione, por të mbështetjes së familjes biologjike, që të ketë mundësi të rrisë fëmijën apo alternativa të tjera, përsëri në familje. Parimi ështe të gjenden zgjidhje që janë në të mirë të fëmijës. Dhe duhet të ketë një sistem monitorimi, pasi fëmija del nga institucioni dhe shkon në familje. Po kështu duhet punuar me komunitetet, që këta fëmijë të mos stigmatizohen sidomos fëmijët me aftësi të kufizuara.
DW: Cili është problemi më akut që duhet përballuar?
Roberto De Bernardi: Emigrimi i fëmijëve dhe të rinjve nën moshën 18 vjeҫ. Një numër i konsiderueshëm duan të largohen nga Shqipëria, janë emigrantë potencialë. Mendoj se kjo ndodh pasi ata nuk shohin në Shqipëri mundësira për t'u realizuar: ata vërtet ndjekin shkollën por kanë ndjesinë që edhe po të jenë nxënës të shkëlqyer, Shqipëria, nuk u ofron mundësi për t'u realizuar dhe vënë në jetë dijet e fituara. Ky perceptim duhet të ndryshojë. Dhe për këtë duhet bashkëpunim dhe koordinimi mes qeverisë, shoqërise civile, organizatave ndërkombëtsare si UNICEF etj
DW: A ka kryer UNICEF ndonjë vëzhgim apo studim për numrin e fëmijëve që kanë emigruar vitet e fundit apo për fëmijët si emigrant potencialë?
Roberto De Bernardi: Këtë javë, të martën, UNICEF festoi Ditën Universale të Fëmijëve në Burrel. Pati fëmijë që shprehën dëshirën për të shkuar dhe studiuar jashtë. Flas për fëmijë dhe të rinj të talentuar, që janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Nëse largohen dhe nuk kthehen ...kjo është një humbje e madhe. Por nëse kthehen dhe i vënë në shërbim të vendit dijet dhe përvojat e fituara vendit i kthehet potenciali për progres.
Lidhur me studimet e UNICEF po përmend dy studime që do të publikohen së shpejti: 1. Analiza e situatës për fëmijët me aftësi të kufizuara, 2. Analizë e martesave së fëmijëve, një fenomen tjetër që është shqetësues në Shqipëri. UNICEF ka nisur një fushatë globale për ndalimin e martesave të fëmijëve me motton "Vajza, jo nuse” .
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38