Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesit e mazhorancës nuk i shkojnë në emision, gazetarja u bën thirrje nga televizori: Duhet të përballeni

Përfaqësuesit e mazhorancës nuk i shkojnë në emision,

Ajo se çfarë po ndodh me banorët e zonës së ‘Astirit’ është tema e emisionit ‘Dritare’ nga gazetarja Rudina Xhunga.

Për të fol për këtë çështje, krahas të ftuarve në studio në lidhje direkte ishin edhe disa prej banorëve banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Në emision nuk ishin kishte të pranishëm asnjë prej përfaqësuesve të mazhorancës, as deputetja e zonës dhe as kreu i ARRSH-së.

Nisur nga ky fakt, gazetarja Rudina Xhunga i bëri thirrje deputetes socialiste, Blerina Gjylameti dhe kreut të Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro që të përballen me banorët.

“Zoti Qendror, zonja Gjylameti, duhet të përballeni me banorët. Mbase jo me politikanët, por me banorët”, tha Xhunga.

Të fundit