Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesit e opozitës të shqetësuar para protestës: Nëse qeveria nuk reflekton, rrezik destabiliteti

Përfaqësuesit e opozitës të shqetësuar para

Kryetari i PAA-së, Agron Duka dhe ish-deputeti Bardh Spahia janë shprehur se nëse mazhoranca nuk reflekton shpejt, në vend mund të ketë edhe trazira. Duka në emisionin ‘Open’, duke komentuar deklaratën finale të Lulzim Bashës në protestë sqaroi  se kjo do të thotë se nëse nuk reflekton qeveria atëherë do të ketë dhunë pasi nuk mund të kontrollohen masat dhe atëherë do të ketë destabilitet në vend.

Ndërsa Spahia në studion e emisioni ‘Byro Politike’ të gazetares Juli Xhokaxhi foli për vështirësi në menaxhimin e njerëzve të zemëruar. “Unë besoj se tani është e qartë për çdo shqiptar se protestat e opozitës kanë si kryefjalë të tyre modelin e jashtëzakonshëm të protestave evropiane. Kryefjalë e këtyre protestave ka qenë qytetaria, edhe pse protestuesit janë ekstremist të revoltuar me qeverinë Rama.

Gjithçka duhet parë në kontekstin e saj që ka ndodhur vite e fundit, që nga mënyra se si ka ardhur kjo qeveri në pushtet. Në momentin që protestuesit hodhën kapsolla ndaj Kryeministrisë pati një ndërhyrje të menjëhershme të Bashës dh të organizatorëve. Në mentalitetin e çdo shqiptari, në mendjen e çdo shqiptari është rrënjosur se ai parlament është ilegjitim. Bëhet e vështirë jo vetëm për Bashën por për gjithë opozitën shqiptare, menaxhimi i  revoltës që ka shpërthyer tek shqiptarët”, pohoi Bardhi.

Protesta e tete kombetare e opozites do te organizohet te shtunen me 8 prill ne oren 19:00 para Kryeministrise.

Të fundit