Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë i shmangen debateve për Unazën e Madhe; bojkotojnë studiot televizive

Përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë i shmangen debateve

Prej 18 ditësh banoret e zonës së ‘Astirit’ të cilët preken nga zgjerimi i Unazës së madhe po protestojnë duke kundërshtuar projektin.

Që prej kësaj dite, kjo çështje është diskutuar në disa studio televizive, por ajo që ka tërhequr vëmendje është mungesa e përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse në këto debate.

Ditën e djeshme, emisioni ‘Dritare’ nga Rudina Xhunga, trajtoi atë se çfarë po ndodh në zonën e ‘Astirit’ ndërsa në studio mungonin përfaqësues të qeverisë, Bashkisë dhe ARRSH-së. Po kështu edhe në emisioni ‘Arena’ në Ora News, sërish mungojnë përfaqësuesit që janë pro projektit.

Nuk dihet arsyeja pse përfaqësuesit zyrtar refuzojnë të diskutojnë në një studio televizive projektin e paraqitur për zgjerimin e Unazës së Madhe, edhe pse drejtuesit e emisioneve janë shprehur se ju kanë dërguar ftesë për të qenë të pranishëm.

 

Të fundit