Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesja e OPDAT në Tiranë: Njerëzit janë të zhgënjyer në Shqipëri, kriminelët janë rrugëve

Përfaqësuesja e OPDAT në Tiranë: Njerëzit janë

Përfaqësuesja e OPDAT Michele Lakomy deklaron se njerëzit në Shqipëri janë të zhgënjyer sepse kriminelët enden të lirë.

Këtë deklaratë, Lakomy  e ka bërë gjatë një aktiviteti të quajtur “Dyert të Hapura” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës.

“Njerëzit në Shqipëri janë të zhgënjyer sepse kriminelët janë rrugëve. Reforma në Drejtësi është prioritet i SHBA”, deklaroi zyrtarja e OPDAT, e cila vlerësoi si hap pozitiv dënimin me 10 vjet burg të Klement Balilit dhe sekuestrimin e pasurisë së tij.

Të pranishëm në takim ishin edhe një prokuror i Antimafias, si dhe Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Të fundit