Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesja U19 e futbollit për femra, Shqipëria mund minimalisht Kosovën

Përfaqësuesja U19 e futbollit për femra, Shqipëria mund

Në miqësoren e luajtur në stadiumin "Loro Boriçi", Përfaqësuesja U19 e futbollit për femra ka arritur një fitore minimale 1-0 përballë 19-vjeçareve të Kosovës.

Në pjesën e parë, ishte Esi Lufo e cila gjeti golin duke i dhënë mundësinë ekipit kuqezita mbyllte në avantazh 45 minutëshin e parë.

Në pjesën e dytë skuadrat u shfaqën më kërkuese, por rezultati nuk ndryshoi.

Esi Lufo kishte shansin të shënonte golin e dytë personal, por topi u përplas në shtyllë.

Ky takim pritet t'i shërbejë trajnerit Nevil Dede për të krijuar një ide më të qartë rreth gjendjes së lojtareve të grumbulluara.

Të fundit