Flash News

KRYESORE

“Përfitime marramendëse nga Ndokajt”, deputeti i PS i përgjigjet Berishës: Plak matuf, familjes Ndreu ke për t’i pa targën ti

“Përfitime marramendëse nga Ndokajt”, deputeti i PS i

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët e akuzoi se ka përfituar pasuri marramendëse nga familja e Ndokajve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu sqaron se nuk ka përfituar as tokë dhe asnjë lloj pasurie, siç thuhet në denoncimin e Berishës.

Reagimi i Ndreut

EDHE PLAK MATUF, EDHE DIXHITAL

Sali Matufi dhe shokët e tij digital ordinere e di qe jeni ne panik.

Era e gjakut të 1975 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në 97-en;

Të 26 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë në Gerdec;

Të 4 QYTETARËVE TË PAFAJSHËM të vrarë me bulevard !

Je niveli më ordiner i shpifesve qe ka parë kjo dynja. Të duken të gjithë si vetja o ditëzi.

SQARIM PËR QYTETARËT

Nuk kam përfitu toke askund as une dhe as vellezerit e mi, as nuk jemi marrë kurrë as me drogë e as me ordinerlleqe të tilla siç përmend plaku matuf.

Plaku Matuf Sali ;

Familjes Ndreu ke për ti pa targen ti dhe zuzaret e tu se nuk i vjen as deri tek këmbët. Vazhdo rrugen nga te kam thene, e di ti !

E ka thënë Dritëroi, por kush ta besoje?!

“ Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur, një vend e çmend”.

Të fundit