Flash News

KRYESORE

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i bajameve të gjelbra

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i

Bajamet e gjelbra janë variantet e korrura dhe të freskëta të bajameve klasike të thata. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të shumta të dobishme për shëndetin tonë, por gjithashtu vlejnë edhe të çmuar për kujdesin e  flokëve dhe lëkurës.

Bajame të gjelbra kanë qenë prej kohësh të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore dhe disa studime të kohëve të fundit kanë treguar dobinë e tyre.

Disa nga përfitimet shëndetësore:

-Përfitimet për zemrën

Në veçanti lëkura që mbulon bajamet përmban shumë flavonoide, substanca me fuqi antioksidante. Një grup studiuesish në Universitetin e Tufts ka treguar se flavonoidët punojnë së bashku me vitaminën E duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga prishja ose dëmtimi i mundshëm. Si rezultat, duke konsumuar këto fruta, ne mund të parandalojmë sëmundjet e rrezikshme kardiovaskulare siç janë sulmet në zemër.

-Ato luftojnë kolesterolin

Bajamet e gjelbra janë një nga ushqimet më të mira për të luftuar lipoproteinat me dendësi të ulët, ose të ashtuquajturat kolesterol të keq. Ngrënia e tyre rregullisht mund të ndihmojë për ta mbajtur këtë vlerë në kufi normal.

-Aleate të kockave dhe dhëmbëve

Përmbajtja e lartë në kripërat minerale të bajameve të gjelbra është veçanërisht e dobishme për dhëmbët dhe eshtrat tona.

-Lufton gliceminë

Pas çdo vakt niveli i glukozës në qarkullimin tonë të gjakut rritet, rritja e sheqerit në gjak nuk është i mirë për shëndetin tonë. Bajamet e gjelbra mund të na ndihmojnë të menaxhojmë situatën duke rregulluar sheqerin në gjak.

-Ndihmojnë sistemin imunitar

Bajamet e gjelbra, janë të pasura me antioksidant dhe substanca të tjera të dobishme për trupin, në mënyrë efektive mbështesin punën e sistemit tonë imunitar dhe kështu na ndihmojnë të na mbrojë nga sëmundja.

– Mbrojnë sistemin nervor

Në sajë të pranisë së magnezit dhe substancave të tilla si L-karnitina dhe riboflavina, bajamet e gjelbra sigurojnë ushqim themelor për trurin dhe nervat tona.

-Humbje peshe

Pavarësisht se janë kalorike, bajamet e gjelbra mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe substanca të tjera që ndihmojnë metabolizmin e trupit.

Të fundit