Flash News

KRYESORE

Përfituan nga personi që kishin nën hetim, Apeli rrëzon kërkesën e Krimeve të Rënda për 3 gjyqtarët e Durrësit

Përfituan nga personi që kishin nën hetim, Apeli rrëzon

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mos pranuar pezullimin nga detyra të gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion.

Gjykata e Apelit ka vendosur të mos pezulloj nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çemo.

Tre gjyqtarët akuzoheshin për korrupsion pasiv pasi kishin shkuar në Spanjë për të parë ndjeshjen Barcelona –Real Madrit dhe qëndrimin në hotel ua kishte paguar një person që kishin nën hetim.

Nëpërmjetë letër-porosisë është vërtetuar se personi cili ishte nën hetim nga tre gjyqtarët kishte paguar me kartën e kreditit qëndrimin e tyre ne hotel. Bëhet fjalë për një proces civil dhe tre gjyqtarët kanë marrë vendim pro personit që ka paguar hotelin me kartë krediti. 

Tre gjyqtarët ishin në hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej vitit 2014, kur ata udhëtuan drejt Spanjës për të parë nga afër 'El Classico', por që përfituan nga personi që kishin në proces gjyqësor. Sot, Apeli i Durrësit ka dalë kundër Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët, duke i marrë ata në mbrojtje.

Të fundit