Flash News

KRYESORE

Përflitet për një lidhje me Rita Orën, modelja shkon dhe takon shqiptaren në koncertin ‘G.A.Y’

Rita Ora dhe modelja Cara Delevingne janë përfolur gjithmonë për një lidhje intime me njëra-tjetrën. Sot ato të dyja janë mikesha shumë të mira dhe asnjëherë nuk e pranuan këtë gjë. Kjo u përforcua akoma më shumë pas publikimit të këngës “Girls”, që u cilësua si një himn ndaj komunitetit “LGBTI”. Këngëtarja madje pranoi për herë të parë se është biseksuale:

“Unë jam 50/50, dhe nuk do ta fsheh. Nuk e fsheh atë që jam, kush jam unë”, thotë Rita nëpërmjet vargjeve të këngës .

“The Sun” më pas shkroi se kjo këngë i dedikohet modeles, Cara Delevingn:

“Gjithmonë është spekuluar për marrëdhënien mes Ritës dhe modeles. Ato kurrë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar diçka të tillë, por dyshimet janë të mëdha.”

Cara ka shkuar dhe e ka takuar Ritën në koncertin që ajo ka mbajtur në Londër për komunitetin e Gay-ve.

Të fundit