Flash News

KRYESORE

Përflitet për zgjedhje të parakohshme, Ermelinda Meksi rishfaqet në jetën politike të Tiranës

Përflitet për zgjedhje të parakohshme, Ermelinda Meksi rishfaqet

Në muajin mars të vitit të kaluar kur situata politike ishte e tensionuar, me Partinë Demokratike brenda në çadër e cila kërkonte largimin e Edi Ramës si kryeministër, në mediat shqiptare doli emri i Ermelinda Meksit si kandidatja më e mundshme për të drejtuar qeverinë teknike.

Sipas këtyre pretendimeve, ish-ministrja Meksi kishte zhvilluar edhe një bisedë me Ramën ku i ishte propozuar  posti i rëndësishëm. Megjithatë, ajo i hodhi poshtë këto lajme si tërësisht të pavërteta.

Edi Rama dhe Partia Socialiste i ftuan zgjedhjet e 2017-ës, por pak më shumë se një vit kur emri Ermelinda Meksit u përfol si kryeministre teknike, ish-eksponentja socialiste është rishfaqur sërish në jetën politike të Tiranës.

Ajo ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me rastin e Ditës së Evropës.

Rikthimi i Meksit përkon sërish me pretendimet se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose drejt një qeverie teknike. Analistë dhe gazetarë të shumtë shprehen se vetë kryeministri Rama është përgatitur për një skenar të tillë, që mund të realizohet në muajt qershor ose shtator, në rast se Shqipërisë nuk i hapen as këtë vit negociatat me BE-në.

Dy javë më parë në Asamblenë e PS, Rama mohoi se do të kishte zgjedhje të parakohshme në verë, gjithsesi, ai u kërkoi zyrtarëve të partisë që të nisnin “fushatën e llogaridhënies” në çdo fshat dhe qytet.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka lëshuar udhëzimin për procesin zgjedhor të strukturave drejtuese të degëve të PD-së, i cili duhet të zhvillohet brenda 45 ditëve.

Të fundit