Flash News

KRYESORE

Përflitet se bashkëshorti i saj ka dhe dy fëmijë të tjerë. Reagon ashpër Jona e Big Brother

Ka qenë një nga banoret më të spikatura në Big Brother 7 me karakterin e saj si dhe me historinë e trishtë që preku zemrat e shumë shqiptarëve. Por fatmirësisht Jona pas humbjes së të fejuarit u njoh me dikë tjetër, me të cilin është kurorëzuar në martesë dhe tani kanë dhe një vajzë.

Ish-banorja e Big Brother duket se është revoltuar këtë të hënë, dhe ka vendosur të japë një përgjigje për të gjithë ato zëra që thonë se bashkëshorti i saj ka edhe dy fëmijë të tjerë. Jona Kalemaj ka shkruar se ajo dhe burri i saj janë bërë prindër për herë të parë me vajzën e tyre, Ejsin.

Ajo ka shkruar se sigurisht që kjo gjë nuk është  e vërtetë pasi nëse bashkëshorti do kishte fëmijë nuk do i fshinte, por do i donte njesoj si fëmijët e saj. Epo nëse Jona e thotë publikisht këtë gjë, me siguri duhet të jetë e vërtetë.

Të fundit