Flash News

KRYESORE

Performanca live e Andrea Bocellit thyen rekorde shikueshmërie, një nga shfaqjet më të ndjekura të të gjitha kohërave

Performanca live e Andrea Bocellit nga Duomo në Milano, e cila u transmetua drejtpërdrejtë të dielën e Pashkëve, ka thyer rekorde shikueshmërie.

“Music for Hope – Live From Duomo di Milano” e Bocelli-t arriti mbi 2.8 milion shikues të njëkohshëm, sipas YouTube. Kjo gjithashtu e bën atë një nga shfaqjet më të mëdha muzikore të drejtpërdrejtë të të gjitha kohërave. Videoja 25-minutëshe gjeneroi më shumë se 28 milionë shikime në të gjithë botën në 24 orët e saj të para, dhe që nga mëngjesi i së martës kishte arritur në 35 milionë shikime.

Për më tepër, gjatë 48 orëve të kaluara, performanca e Pashkëve e Bocellit të Dielën arriti në vendin e parë numër 1 në grafikët trending të YouTube në vende të shumta, përfshirë SH.B.A., Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Kanadanë, Spanjën dhe në të gjithë Amerikën Latine, përfshirë Meksikën, Brazilin, Argjentinën, Bolivi, Kili dhe Kolumbia.

Momentalisht, performance live e tenorit Italian në Youtube, ka arritur 36,618,650 klikime.

Të fundit