Flash News

KRYESORE

Performancë e jashtëzakonshme në Super Bowl nga Shakira dhe Jennifer Lopez

Dy këngëtaret latine, Jennifer Lopez dhe Shaira kanë elektrizuar në kuptimin e parë të fjalës, skenën e një prej ngjarjeve në të ndjekura amerikane të futbollit. Në vetëm 12 minuta, Shakira dhe JLO kënduan në pushimin e "Super Bowl" 20 këngët që i kanë pasur hite ndër vite. Të dyja këngëtaret kishin skuadrat e tyre dhe koreografia ishte një nga pikat kyçe të performancës së tyre.
Krahas Shakirës performoi dhe këngëtari nga Puerto Rico, Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”. Ndërsa Jennifer Lopez-it iu bashkua në skenë J Balvin për “Que Calor” dhe “Mi Gente”. Një ndër momentet që u komentua shumë dhe është pëlqyer nga gjithë ndjekësit e "Super Boël", ishte kur Emme u shfaq në mënyrë krejt të papritur për të kënduar "Born in the USA" dhe "Let`s Get Loud". Performancat e dy këngëtareve kanë qenë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse duke e bërë videon e tyre në Youtube numër 1 #trending. Deri tani, video ka marrë rreth 22 milionë klikime ende pa u bërë 24 orë nga publikimi. Po ju lëmë ta shijoni:

Të fundit