Flash News

KRYESORE

Performancë në mbështetje të LGBT, debate në ‘DWTS’. Deda: Mesazh skandaloz. Popa: Do ndez një qiri për ty

Performancë në mbështetje të LGBT, debate në

Në puntatën e djeshme të ‘DWTS’, Kristi Popa dhe Eltion Merja kanë zgjedhur të performojnë një kërcim nën shoqërimin e muzikës “Take me to Church”,  kënduar nga Hozier, dhe që trajton historinë e një çifti homoseksualësh. Në fund të performancës  Kristi dhe Eltioni janë shprehur se pikërisht për një arsye të tillë ata zgjodhën që përmes kësaj koreografie dhe performance të përcillnin një mesazh të rëndësishëm siç është ai i përkrahjes së personave që pëlqejnë seksin e  njëjtë.

Ema Andrea a ka qenë e para që i ka komplimentuar për mesazhin duke i përkrahur dhe duartrokitur, por nuk ka qenw i tw njëjtit mendim anëtari tjetwr i jurisw, Julian Deda.

“S’ka lidhje me mua.  Ky është një mesazh skandaloz. Unë  s’kam asnjë problem me atë por me mesazhin që i çohet shoqërisë,  kanë zgjedhur një temë shumë delikate. Unë kështu mendoj. Kaq!“,- u shpreh Deda, raporton ‘Blitz’.

Ema e ka ka kundërshtuar duke i thënë se ky është realitet jo mesazh.

Nga ana tjetër Kristi është shprehur kështu për performancën e tij: Për të gjithë ky është një himn për dilemën  që ka njeriu në shpirt, për njeriun që ka emocione të dyshimta. Jam kundër bllokuesve emocional. Kundër atyre që i trajton si një problem. Do ndez një qiri për ty.

Të fundit