Flash News

KRYESORE

Përfshihen në aksident tre automjete në Elbasan, përplaset edhe autobusi me pasagjerë, 3 të lënduar

Përfshihen në aksident tre automjete në Elbasan, përplaset

Një aksident i trefishtë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji.

Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave nga policia, në aksident janë përplasur fillimisht dy automjete, e më pas është përfshirë edhe një autobus me pasagjerë.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasin R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J., si dhe është përplasur lehtë autobusi me targa AA081TR me drejtues shtetasin G.B.,

Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga autobusi s’ka asnjë të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit