Flash News

KRYESORE

Përfshihen në aksident tri automjete në Golem, humb jetën një person rrugës për në spital

Përfshihen në aksident tri automjete në Golem, humb jetën

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë të ndodhur tek Rrethi i Golemit.

Sipas informacionit paraprak rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjëherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se njëra prej tyre ka humbur jetën rrugës për në spital, si shkak i plagëve të rënda.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit