Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët makina në zonën e “Astirit”, shumë pranë vendit ku protestojnë banorët

Përfshihet nga flakët makina në zonën e

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e “Astirit”. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë vendit ku po protestonin banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së madhe.

Mësohet se djegia e automjetit nuk ka lidhje me protestën e banorëve të “Astirit” ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët.

Drejtuesi i mjetit arriti të dilte pa lëndime nga makina ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Të fundit