Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët një banesë dhe një konvikt në Korçë, zjarrfikësit thyejnë xhamat dhe nxjerrin njerëzit jashtë

Përfshihet nga flakët një banesë dhe një konvikt

Një konvikt privat dhe një banesë janë përfshirë sot nga flakët në qytetin e Korçës.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit dhe bëhet me dije se janë thyer xhamat e dritareve për të nxjerrë jashtë banorët.

Sipas policisë paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike, por nuk dihet ende nëse ka apo jo të lënduar.

Të fundit