Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët një banesë në Shijak, në gjendje të rëndë 70 vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 70 vjeçar, shtetasi H.SH

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shijak. Ndërkohë i moshuari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i lënë ndezur. Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Të fundit