Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë, ishte duke lëvizur

Përfshihet nga flakët një makinë në Tiranë, ishte

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme teksa ishte duke lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”.

Në makinë, tip ‘Benz’, ndodhej drejtuesi, shtetasi me inicialet A. D., i cili ka mundur të shpëtojë pa lëndime.

Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale teksa po kryhen veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies të ngjarjes.

Të fundit