Flash News

KRYESORE

Përfshirja e emigrantëve në votime, Rama: Nëse thonë do na vjedhin votat mund të tërhiqemi fare

Përfshirja e emigrantëve në votime, Rama: Nëse thonë do

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”. Në takim u diskutua për votën e Diasporës në zgjedhje.

Në fjalën përmbyllëse të takimit, Rama tha se realizimi i mënyrës për të votuar emigrantët është drejt përmbylljes edhe pse nisma nga qeveria erdhi vonë.  Ndër të tjera ai u shpreh se nëse më vonë fillojnë diskutimet për vjedhjen e votës, qeveria mund të tërhiqet nga nisma.

 “Ajo që ka rëndësi në këtë mes, është se ne nuk kemi qëndruar në pritje edhe pse kemi qenë të detyruar të humbasim kohë pa fund. Ne atë që kemi mundur ta bëjmë e kemi bërë. Është e vërtëtë ajo që tha dikush prej jush që ky parlament ka bërë më shpejt se të gjithë përcaktimin e Komisionit, por jemi vonuar si rezultat i situatës dhe i konfliktit politik.

Sot ose nesër hyn në fuqi në parlament nisma e opozitës parlamentare ku përfshihet kërkesa për hapjen e listave e heqjen e koalicioneve si dhe patjetër është koha për ta finalizuar procesin që lidhet me votën e emigrantëve.

Habitem me disa prej jush që thoni sikur e kemi thënë nga fillimi. E mira është të kemi konsensus. Përgjigjja është realiste dhe jo optimiste. Do të thotë që ne jemi në kushtet kur kemi goxha pozitivitet lidhur me faktin që do të realizohet. S’jemi teknikisht 100 përqind të themi po se kjo punë ka marrë fund. Këtu ju them edhe njëherë ato që tha me të drejtë Damiani.

Sistemi që po punojmë do të jetë shumë i thjeshtë, open source. Kush do të votojë regjistrohet. Kushdo që ka interes të votojë mund të votojë. Nga ai regjistër do të gjenerohet një listë zgjedhesish.

Emrat do të regjistrohen, e nëse personi vjen në Shqipëri e thotë do të votoj në Shqipëri por ndërkohë është regjistuar në sistem online, nuk mund të çregjistohet.

Besojmë që brenda një kohë të shkurtër, pak javësh do të bëjmë e një takim tjetër me ju, ku do të bëjmë një prezantim konkret të mekanizmit.

Nga e thëna në të bërë nuk është një det por një lumë. Nëse nuk e  duan e thonë kështu do na i vjedhin votat do shohim ç’ do bëjmë edhe mund të tërhiqemi fare”, përmbylli Rama.

Të fundit