Flash News

KRYESORE

Përfshirja e ish-volejbollistes në “listën e zezë”, gazetarja kundër Ramës: Ja ke fut vetes plako

Përfshirja e ish-volejbollistes në “listën e

Gazetarja Dasara Karaiskaj ka reaguar pas përfshires së ish-volejbollistes Mimoza Ibrahimi në “listën e zezë” të kryeministrit Edi Rama. Karaiskaj thekson se Rama ka bërë autogol dhe ja ka futur vetes kur ka përfshirë Ibrahimin në atë listë. Ajo e konsideron pedagogen e Akademisë së Rendit si një person me vlera dhe shembull i ndershmërisë.

Reagimi i Dasara Karaiskajt:

Me emrin e Mimoza Ibrahimi ne ate listen e famshme qe do t'i coje ne ferr te korruptuarit, Edi Rama , ke bere autogol...! E njoh Mozen qe kur kam lindur, jam rritur me te dhe e njoh shume mire. Per vlerat e saj kam shkruar edhe nje artikull te revista " Spekter " vite me pare per te mos harruar vlerat e verteta te kombit qe ndryshimi sistemit i la ne harrese. Moza duhet te ishte " Nderi i Kombit" jo ca sorra e laraska qe e mbajne ate titull. Te flasesh per Mozen nuk del nje status ne FB. Moza eshte shembulli ideal i korrektesise dhe ndershmerise per shqiptaret kudo qe ndodhen. Ok, jemi katandisur qe hedhim vlerat e ngreme lart plehrat por Moza me qetesine qe e karakterizon, me buzeqeshje, vazhdon te perballet me veshtiresite e jetes e nuk ankohet kurre. Modestia e ka emrin Mimoza Ibrahimi. Nuk duhet as gabimisht t'a kishte emrin ne ate liste! Ja ke fute vetes plako!

Të fundit