Flash News

KRYESORE

Përfshiu emrin e Bashkim Ulajt në listën e abuzuesve, Lulzim Basha “godet” biznesmenin edhe te hec-et e Valbonës

Përfshiu emrin e Bashkim Ulajt në listën e abuzuesve, Lulzim

Në shumë media dhe nga shumë politikanë, Bashkim Ulaj është konsideruar gjithnjë si biznesmen pranë Partisë Demokratike, por kryetari Lulzim Basha mbajti në studion e ‘Open’ në Top Channel një tjetër qëndrim karshi biznesmenit.

Emri i Bashkimit Ulajt u rendit sot nga demokratët në listën e atyre biznesmenëve që akuzohen se po përfitojnë në mënyrë abuzive tendera dhe koncesione nga qeveria e Edi Ramës. Basha theksoi se emrat e biznesmenëve nuk përbëjnë problem për të, për sa kohë ata qëndrojnë në paradhomën e kryeministrit.

“Ne kemi bërë një listë afro-shteruese...Koncensioni i përfituar nga një kompani në pronësi të shtetasit Bashkim Mulaj, është në procesin e vlersimit dhe kompania e tij ka fituar një një bonus. Ky është rasti i vetëm me rrugën Orikum – Dukat dhe me rrugën Milot – Balldre, pra janë tre procedura në vijim e sipër. Është një listë e konfirmuar nga të dhënat zyrtare, e them këtë sepse disa nga burimet mediatike fusin frazën ‘sipas opozitës’, jo, jo, këto janë të dhëna sipas qeverisë. Analiza jonë është që i gjithë programi 1 miliard euro është i realizuar me para të pista. Nuk jam këtu për t’u vendosur etiketa personave, por jam për të denoncuar një akt të mirëfilltë korruptimi dhe nuk ka rendësi se si quhet personi dhe nëse është afër kësaj partie apo asaj partie. Ky kryeministër ka krijuar një paradhomë klientësh që nuk duan t’ja dinë për partitë. Sa kohë që këta njerëz bëhen krahu tjetër i bashkëpunimit kriminal, të gjithë do i nënshtrohen dispozitave të ligjit anti-mafia”, theksoi kreu i opozitës.

Por Basha e ‘goditi’ Bashkimin Ulajn edhe te hidrocentralet që kompania e tij po ndërton në luginën e Valbonës. Këto hec-e janë dhënë nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha, por kreu aktual i PD-së theksoi se kontratat duhet të shihen për përputhshmërinë e tyre me ambientin.

“Nuk duhet t’i ngatërrojmë dy lloj koncensionesh. Ka nga ai lloj koncensionesh të mirëfillta, ku ndërtohet diçka me financim privat për të prodhuar, në këtë rast energji elektrike dhe pas një afati kohor kjo vepër i kalon publikut, dhe në këtë rast HEC-i iVlabonës  meriton të shqyrtohet mbi bazat e përputhshmërisë me studimin e ambientit; dhe të tjera që janë kontrata shërbimi apo kontrata ndërtimi veprash infrastrukturore të cilat kushtojnë dyfish-trefish më shumë se po të ndërtoheshin nga vetë shteti. Pra janë dy gjëra krejt të ndryshme. Rasti konkret i HEC-ve të Valbonës apo HEC-eve të tjera janë raste të përputhjes me mbrojtjen e ambientit  dhe në këtë rast me mbrojtjen e shtratit të Valbonës. Edhe ju (TCH) e keni bërë këtë subjekt tuajin”, u shpreh Basha.

Të fundit