Flash News

KRYESORE

Përfundimtare nga Trump: Transgjinorët në asnjë mënyrë në ushtrinë amerikane

Përfundimtare nga Trump: Transgjinorët në asnjë

Përmes një statusi në llogarinë e tij Twitter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka njoftuar sot se nuk do t’i lejojë njerëzit transgjinorë të shërbejnë në ushtrinë amerikane.

 “Pas konsultimeve me gjeneralët e mi dhe ekspertët ushtarakë, kini vëmendjen se Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk do të pranojë apo lejojë individë transgjinorë të shërbejnë në çfarëdo kapaciteti në ushtrinë amerikane,” ka shkruar Trump në Twitter.

Trump ka theksuar se ushtria amerikane duhet të fokusohet në fitore e jo të ngarkohet me kosto dhe shqetësime mjekësore të transgjinorëve.

“Ushtria jonë patjetër duhet të fokusohet në fitore vendimtare dhe të mëdha dhe nuk mund të ngarkohet me shpenzime të mëdha mjekësore dhe shqetësime që transgjinorët në ushtri do t’i detyronin. Faleminderit,” ka shkruar ai.

Të fundit