Flash News

KRYESORE

Përfundojnë kërkimet, dhoma sekrete e faraonit Tutankhamun nuk ekziston

Përfundojnë kërkimet, dhoma sekrete e faraonit Tutankhamun nuk

Autoritetet egjiptiane kanë përfunduan kërkimet e tyre për të gjetur "dhomën sekrete" në varrin e faraonit të Egjiptit, Tutankhamunit, dhe dolën në përfundimin se ajo nuk ekziston.

Sipas BBC, një teori sugjeronte se mund të ishte varri i mbretëreshës Nefertiti, për të cilën, disa mendonin se ishte mamaja e Tutankamunit, por gjithsesi kërkimi i ri, konkludoi se dhoma sekrete nuk ndodhet aty.

Kërkimi për varrin e fshehur nisën kur arkeologu anglez Nicholas Reeves, gjatë ekzaminimit të detajeve të skanuara të dhomëzës, pa disa gjurmë që dukeshin si "fantazma" dyersh nën suvanë e murit.

Në letrën e tij të 2015-ës, me titull "Varri i Nefertitit", ai argumentoi se varri i vogël ishte dizejnuar për Mbretëreshën Nefertiti dhe me shumë mundësi mbetjet e saj mund të shtriheshin brenda varrit.

Mendohet gjithashtu se ajo mund të ketë drejtuar Egjiptin si një faraon në periudhën pas vdekjes së bashkëshortit të saj deri në zgjedhjen e Tutankamunit në krye të Egjiptit.

Të fundit